Molliqaj – Abazit: Ti je servil, pije do ujë flladitu pak!

Aktuale

Molliqaj – Abazit: Ti je servil, pije do ujë flladitu pak!

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:02
Haki Abazi, Dardan Molliqaj

Me një përplasje të ashpër në mes Haki Abazit, kandidatit për deputet në radhët e VV-së dhe Dardan Molliqajt nga PSD.

Ky i fundit nisi duke akuzuar Abazin, duke thënë se nuk ka pse të flet me të, pasi që ai është analist dhe s’është Vetëvendosje.

Molliqaj vazhdoi me fjalë të ashpra duke e quajtur Abazin servil dhe që iu bashkua VV-së për interesa personale.

“Ata s’guxojnë me dal me fol me të tjerët, janë mshef, se unë po flas me analista e jo me ta. Pije do ujë pak Haki, flladitu pak. A po don me fol me zhurmë a me dëgju. Ti je servil, ti Haki je produkt i shoqërisë civile me zhvat. M’ke thirr n’telefon me ba Haradinajn kryeministër. Haki Abazi nuk e përfaqëson VV ka qenë iniciator me nda këtë parti. Ti ke shku për interesa”, janë disa nga fjalët e Molliqaj./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat