Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike - Bota Sot
Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike

Aktuale

Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:06
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se ka bashkuar të gjithë personat më të mirë brenda LDK-së rreth saj.

Osmani, ka thënë se meriton të bëhet kryeministre pasi i takon një kulture politike demokratike të njëmend e jo sa për sy e faqe.

“Kam dëshmuar më shumë se çdo politikanë në Kosovë konsistencë politike sidomos në vendime të rëndësishme politike ku është mbrojtur interesi qytetar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se meriton të jetë kryeministre pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht.

“Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”.

Osmani ka thënë se ajo ka pushtet brenda LDK-së më shumë se që ka çdo kandidatë për kryeministër në partitë e tyre.

“Asnjë parti nuk mund të jetë e fuqishme nëse garon duke u rrethuar nga kulti i individit. Unë jam e vetmja që kam ekip e madje ekip të shkëlqyer. Ekip fitues që janë profesionistë të gjitha fushave e madje që janë kthyer nga jashtë për të kontribuar në këtë vend”, deklaroi ndër të tjera Vjosa Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...