Latifi – Kiçmarit të VV-së: Iu zvarrite Thaçit për t’u bërë ambasador - Bota Sot
Latifi – Kiçmarit të VV-së: Iu zvarrite Thaçit për t’u bërë ambasador

Aktuale

Latifi – Kiçmarit të VV-së: Iu zvarrite Thaçit për t’u bërë ambasador

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:23
Blerim Latifi

Blerim Latifi nga PDK, gjatë diskutimit me anëtarin e Vetëvendosjes, Sabri Kiçmari, i ka thënë këtij të fundit se i është zvarritur Hashim Thaçit për ta bërë ambasador në Austri.

Ai tha se është hipokrite nga ana e z. Kiçmari ta distancojë veten nga dështimet e politikës së jashtme, duke qenë për vite me radhë përfaqësues diplomatik i saj në disa vende.

“Sabri, a ia ke shtruar vetes pyetjen ndonjëherë çfarë ke bërë për 12 vjet si ambasador?”, iu drejtua Blerim Latifi përfaqësuesit të VV-së ne debatin e sontëm në RTK.

Latifi tha se që nga viti 1999 Albin Kurti gjatë gjithë kohës ka shkuar mbrapshtë dhe kundër rrjedhave të historisë.

“E siguroj z. Kiçmari se edhe në katër vitet e ardhshme z. Kurti nuk do të jetë i ftuar në nivele te larta ndërkombëtare”, tha Latifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...