Zotohet Dardan Molliqaj: Nëse një sondazh kredibil e vë Vetëvendosjen të parën unë tërhiqem nga gara

Aktuale

Zotohet Dardan Molliqaj: Nëse një sondazh kredibil e vë Vetëvendosjen të parën unë tërhiqem nga gara

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:29
Dardan Molliqaj

Kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj,  ka folur edhe për sondazhet e fundit që janë publikuar. Lëvizja Vetëvendosje po proklamon kohë pas kohe se po del e para në sondazhe dhe ka një epërsi ndaj subjekteve tjera para zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe një instituti ndërkombëtar IFIMES e ka vënë atë të parën.

Por Dardan Molliqaj thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje del e para atëherë ai do marrë një hap drastik.

“Nëse një sondazh kredibil e vë të parën Lëvizjen Vetëvendosje atëherë unë do të tërhiqem nga gara. Unë po bëj këtë zotim, nëse ata dalin të parët unë do të tërhiqem menjëherë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se për të qenë sondazhi kredibil, duhet të publikohet nga një kompani të cilën ai nuk e ka emërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat