Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit

Aktuale

Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:49
Kadri Veseli

Duket se refuzimi i partitë për ta nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit, nuk e ka zmbrapsur Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Kadri Veseli kërkon që qytetarët ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit. 

Siç njofton PDK, ai përmes një video thotë se partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin, duke deklaruar se kjo nuk e ndal atë në kauzën e tij kryesore, luftën kundër korrupsionit.

Duke e vlerësuar këtë si një moment kthese ai ka ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë, përmes një platforme online. https://www.paktikunderkorrups...

Tash e sa ditë partitë tjera nuk e kanë nënshkruar Paktin kundër Korrupsionit. Në këtë pakt të Veselit 5 pika parashihen disa hapa konkret në luftë kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat