Rexhep Hoti flet për përleshjen në mes Molliqajt dhe Abazit - Bota Sot
Rexhep Hoti flet për përleshjen në mes Molliqajt dhe Abazit

Aktuale

Rexhep Hoti flet për përleshjen në mes Molliqajt dhe Abazit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:14
Dardan Molliqaj dhe Rexhep Hoti

Rexhep Hoti nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), i cili ishte sonte i ftuar në T7, në të njëjtin emision ku raportohet për përleshjen fizike që ka ndodhur në mes Haki Abazit, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt nga Partia Socialdemokrate.

Hoti në një prononcim ka thënë se nuk ka qenë prezent në atë kohë.

“Nuk kam qenë prezent në atë kohë, nuk kam parë asgjë”, ka thënë shkurt Hoti.

Pas debatit në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit. Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit. Ka thënë se mbetet të shihen pamjet nga incizimet e kamerave.

“Pas emisionit, Haki Abazi thotë se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij”, ka thënë Kërçuki pas përfundimit të debatit, teksa ka anuluar vazhdimin e emisionit.

“Neve na mbetet me i pa videoincizimet nga kamerat e sigurisë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...