Debat i ashpër në emision: Nuk mundet një ambasador të mbajë postin derisa flet kundër shtetit të tij

Aktuale

Debat i ashpër në emision: Nuk mundet një ambasador të mbajë postin derisa flet kundër shtetit të tij

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 00:18
Pamje nga emisioni

Kandidati i AAK-së për Deputet të Kuvendit të Kosovës, Anton Berisha, ka kritikuar Sabri Kiçmarin e VV-së, i cili gjatë kohës sa ishte Ambasador i Kosovës në Austri, Australi dhe Zelandë të Re, kishte mbajtur qëndrime të kundërta me institucionet dhe Qeverinë e Kosovës.

Anton Berisha që edhe vetë ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Slloveni, në Debatin Zgjedhor në RTK, tha se një përfaqësues diplomatik nuk mund assesi të mbajë post të ambasadorit, e njëkohësisht të flasë kundër politikave të shtetit të tij.

“Ju [Sabri Kiçmari] keni qenë pjesë e institucioneve dhe pjesë e Ministrisë së Jashtme. Atëherë ju është dashur të jepni dorëheqje dhe me ju bashku opozitës së atëhershme. Se nuk mundesh të njëjtën kohë të jesh ambasador, t’i shërbesh shtetit, dhe të njëjtën kohë të flasësh kundër politikës shtetërore”, i tha Berisha Kiçmarit në debatin për diplomacinë, në televizionin publik.

“Nuk mundesh me i lujtë dy role. Të jesh edhe ambasador edhe opozitë”, shtoi zëvendësministri i Jashtëm në largim i Kosovës.

Tutje, Berisha në Debat potencoi veprimin e tij, duke thënë se me politikë është marrë vetëm pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit të Kosovës.

“Qëndrimet shtetërore, janë shtetërore. Unë kam dhënë dorëheqje, atëherë jam marrë me politikë, me opozitën në atë kohë. Por nuk kam mbajtë rolin e ambasadorit”, tha kandidati i AAK-së për deputetet, Anton Berisha.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 garon me numrin 5 në listën e koalicionit AAK-PSD për deputet të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat