Për nder të Thaçit, Tokio mbushet me flamuj të Kosovës

Aktuale

Për nder të Thaçit, Tokio mbushet me flamuj të Kosovës

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:45
Për nder të Thaçit, Tokio mbushet me flamuj të Kosovës

Një ditë para takimit ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Perandorin dhe kryeministrin Abe, kryeqyteti japonez është mbushur me flamuj të Kosovës.

Në foto që ka postuar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, shihen flamujt e Kosovës në rrugë të Tokios.

Edhe në një video të siguruar nga KosovaPress shihen flamujt e Kosovës të vendosur nëpër rrugët e Kosovës.

Presidenti Thaçi nesër do të zhvillojë takime me Perandorin e Japonisë si dhe kryeministrin Abe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat