Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen time - Bota Sot
Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen time

Aktuale

Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupsionit në qeverisjen time

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:07
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kandidati për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka prezantuar sot planin e tij kundër korrupsionit dhe hapat konkret për realizimin e këtij plani.

Veseli tha se qeveria e tij do ta formojë Byronë Anti- Korrupsion, e cila do të ketë strukturë të posaçme që do të ndërtohet në partneritet të ngushtë me partnerët perëndimorë, konkretisht SHBA-te dhe BE-ne.

Siç tha Veseli, Byroja Kombëtare Anti-Korrupsion do të jetë institucion ombrellë që do të përbëhet nga Departamenti i Posaçëm i Prokurorisë për luftimin e korrupsionit, Departamenti i Posaçëm Gjyqësor kundër korrupsionit si dhe Policisë së posaçme gjyqësore.

“Si Kryeministër, unë do ta rikthej besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe në polici nëpërmjet vetingut. Kështu, do të pastrohen radhët e sistemit të drejtësisë dhe policisë nga zyrtarët e korruptuar, ndërsa do të mirëpresim njerëz të rinj që do të bashkohen me ne në luftën kundër korrupsionit”, tha Veseli.

Po ashtu Veseli tha se Qeveria e tij do ta themelojë fondin e konfiskimit të pasurisë së paligjshme të përfituar me aktivitete kriminale.

“Nisma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm. Bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen, duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga zyrtarët që i kërcënojnë me shkatërrimin e pronës. Ne do të ndërmarrim një proces të përshpejtuar të legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke paguar vetëm 1 euro për metër katror. Brenda 2 vitesh do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje që nuk cenojnë interesin apo pronën publike”, tha Veseli.

Ai po adhtu ka propozuar themelimin e një komisioni të përhershëm parlamentar kundër korrupsionit i cili do të drejtohet nga partia më e madhe opozitare.

Veseli tha se plani i tij i plotë kundër korrupsionit me 25 pika konkrete do të shpaloset gjatë ditëve të ardhshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...