Kristian Gashi: Kemi ndarë bodrumet me 50 persona, kisha frikë nga serbët - Bota Sot
Kristian Gashi: Kemi ndarë bodrumet me 50 persona, kisha frikë nga serbët

Aktuale

Kristian Gashi: Kemi ndarë bodrumet me 50 persona, kisha frikë nga serbët

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:59
Kristian Gashi

Ishte vetëm dhjetë vjeç kur e kishte përjetuar tmerrin e luftës, dhe Kristian Gashi kishte fjetur nëpër bodrume e kisha, përderisa Bibaj, fshati i tij i lindjes për çdo ditë boshatisej.

Tashmë super i famshëm, i cili me një pankartë me një mesazh shumë prekës dhe mirënjohës pushtoi pothuajse ballinat më prestigjioze të botës.

“Duke i’u falënderuar juve, ne po luajmë kundër jush. Anglia jonë e dashur”, ishte përmbajtja e slloganit të Kristian Gashit, i cili u vu në fokus të medieve botërore.

Ai tregon për KultPlus se gjithmonë e kishte pas një ëndërr, mënyrën se si të falënderonte miqtë e shqiptarëve që i shpëtuan nga serbët.

“Qysh herët e kam menduar se si mund ti falënderoj miqtë tanë: Bill Clinton, Madeleine Albright, Tony Blair dhe gjeneralin Wesley Clark. Por kam dashur që falënderimi të shkojë edhe për qytetarët e këtyre vendeve”, ka thënë Gashi, i cili me këtë falënderim goditi, pikërisht në ndeshjen Kosovë-Angli.

Edhe pse vetëm 10 vjet, Kristianin periudha e luftës e kishte rritur para kohe. Mban mend se shumë herë ka pas nevojë që të shpërthente në vaj, por duke pas afër vetës fëmijët e axhës, të gjithë më të vegjël se ai, ai kishte marë mbi supe rolin që të kujdesej edhe për emocionet e tyre. “Më vinte të shpërtheja në lot, po kisha frikë se mund ti frikësoja fëmijët e axhës që ishin më të vegjël se unë”, ka treguar Gashi, i cili tash është 30 vjeç dhe jeton në Austri.

Gashi kishte përjetuar Stankovecin, pastaj kishte shkuar refugjat në Kroaci, por kujton gjyshin e tij që nuk e kishte lëshuar shtëpinë, dhe sipas tij, serbët e kishin maltretuar disa herë.

Tashti, 20 vjet distancë nga lufta, Kristiani nuk e kishte menduar se pikërisht nëpërmjet lojës së kombëtares së Kosovës, do të bënte këtë falënderim, që e kishte pas peng për kaq shumë vite.

Image
Kristian Gashi si refugjat në Stankovec
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...