Pasi që deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, ka reaguar kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e tij.
Postimi i plotë:
Të kesh shumë miq është një pasuri. Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, është njëri prej tyre. Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë. Ishte po ashtu mysafiri im në 10 vjetorin e pavarësisë. Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj Magnus.