E tepron Halil Matoshi: Arritjet e Ramush Haradinajt janë të panumërta, e meriton edhe një mandat

Aktuale

E tepron Halil Matoshi: Arritjet e Ramush Haradinajt janë të panumërta, e meriton edhe një mandat

Nga: V.R Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:03
Halil Matoshi

Ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, njëherit dhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, e cilëson Haradinajn si personi që bëri shumë punë dhe se e meriton edhe një mandat.

Ai nëpërmjet një postimi ka renditur të arriturat e Haradinajt sa ishte në krye të qeverisë.

Postimi plotë:

Është shkarkuar Komisioni Meha dhe është zëvendësuar me Komisionin Bulliqi. Është miratuar ligji i demarkimin e kufirit me Republikën e Malit të Zi, me rastin e ratifikimit, Kuvendi ka votuar tre dokumente;

- Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjës për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi;

- Raporti me të gjeturat e Komisionit Bulliqi dhe

- Aneks Marrëveshja ndërmjet presidentëve Thaçi e Vujanovic, për rishikimin e sektorëve Kullë e Zhlebit dhe Çakorr;

10. Marrëveshjet me Shqipërinë. - Me 27 nëntor në Korçë është mbajtur Mbledhja e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, asaj të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës ku janë nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpumimi;

11. Janë përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për liberalizimin e vizave;

12. Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) 2017-2021 me masat për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim. Përveç reformave kyçe politike dhe ekonomike që kërkon Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim programi parasheh edhe masat konkrete në kuadër të 33 kapitujve të Acquis të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, Dogana e Kosovës është lavdëruar se po i zbatonte 100% masat që burojnë nga MSA-ja, mirëpo në këtë drejtim, degë të ndryshme të prodhuesve si psh. Përpunuesit e drurit ende nuk mund ta realizojnë të drejten e tyre për 1 % të lirimit doganor.

13. Draftimi i Ligjit për Qeverinë e Kosovës, ku parashihen 15 ministri dhe vetëm nga dy zëvendësministra;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat