Limaj zyrtarisht nominohet për kryeministër

Aktuale

Limaj zyrtarisht nominohet për kryeministër

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:12
Fatmir Limaj

Koalicioni NISMA-AKR-PD, ka nominuar sonte edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate në Konventën që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë ka treguar se Limaj nga tani është kandidati zyrtar për kryeministër të Kosovës.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat