Limaj ‘godet’ Haradinajn: Kosova shkoi në zgjedhje për shkak të izolimit

Aktuale

Limaj ‘godet’ Haradinajn: Kosova shkoi në zgjedhje për shkak të izolimit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:39
Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është nominuar për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

Pas nominimit, në një fjalë rasti, Limaj garantoi qytetarët se do të punojnë me dinjitet dhe seriozitet për të quar përpara Kosovën.

Ai tha se janë bashkuar për të treguar se vendi ynë ka nevojë për një koalicion që nuk e ka për synim vetëm ardhjen në pushtet, por për të shërbyer me dinjitet.

“Un e di se çka do të thotë me qenë pjesë e qeverisë dhe pjesë e parlamentit, prandaj nuk kemi gabuar asnjëherë, nuk kemi gabuar me vetëdije në interes të vendit. Asnjëherë nuk i ndali shërbimet kurdo që vendi ka nevojë, është kënaqësi nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd. Jam një njeri që jam i gatshëm t’i shtyj proceset, ne u bashkuam bashkë për shtetin për të treguar se vendi ynë ka shumë nevojë për t’u bashkuar rreth një fryme që e ka vizion interesin e shtetit. Në anën tjetër ka parti që e kanë për qëllim vetëm me i fitua zgjedhjet, me këtë koalicion ka me fitua vetëm Kosova”, tha ai.

“Ne kemi dal me këtë ofertë për t’u ofruar rivalëve tanë për t’u ofruar dorën e bashkëpunimit, kur të tjerët grushtojnë njëri-tjetrin ne bëjmë me gisht nga njëri-tjetri për zgjidhjen e problemit. Vendi ka nevojë që me temat me rëndësi për atdheun të bashkohen energjitë pozitive, gjatë jetës sime kam pas bashkëpunëtorë dhe jam munduar që secilit bashkëpunëtorë t’ia nxjerr më të mirën”, tha ai.

Limaj tha se pas 6 tetorit Kosovën e presin tema të rënda, teksa shtoi se ka zgjidhje për të gjitha ato, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

“Ne këtë mënyrë do të vazhdojmë me rivalët politik të nxjerrim më të mirën nga ta për të shty Kosovën përpara, derisa dikend e kanë kap ethet vetëm për mi fitua zgjedhjet. Kosovën e zhvillojnë e ndërtojnë e mbrojnë të gjithë qytetarët e republikës së saj. Të tjerët i kanë kap ethet për të fituar zgjedhjet. Ne jemi për përpunim çka pas zgjedhjeve. Parlamentin pas zgjedhjeve e presin tema të rënda, dialogu liberalizimi i vizave, mbajtjen e rinisë këtu, hapjen e vendeve të reja të punës. Do t’i kthehemi dialogut dhe unë në qeveri çështjen me Serbinë do ta mbylli njëherë e përgjithmonë. E vetmja temë që ka mbet me Serbinë është ndërtimi i fqinjësisë së mirë, asnjë temë tjetër se kemi. Ne jemi të matshëm të ulemi në tavolinën e bisedimeve por asnjëherë në kundërshtim të interesave të popullit të Kosovës”, tha ai.

Limaj në fund ka thumbuar edhe ish-bashkëpunëtorin e tij, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kosova shkoi në zgjedhje për shkak të izolimit dhe mungesës së marrjes së vendimeve.

“Kosova ka shkua në zgjedhje për shkak të izolimit. Kosova ka lider siç keni qejf me i than vetes por Kosovës i mungojnë burrështetasit. Ju kujtohet për demarkacionin të gjithë u bllokuan, por ne e gjetëm zgjidhjen”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat