Incidenti me Dardan Molliqajn, Haki Abazi tregon çfarë ndodhi dhe kush pa gjithçka

Aktuale

Incidenti me Dardan Molliqajn, Haki Abazi tregon çfarë ndodhi dhe kush pa gjithçka

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:01
Haki Abazi

Autori i emisionit “Pressing”, në televizionin T7, e përmbylli emisionin më ndryshe, të mërkurën në mbrëmje. Jo gjithçka përfundoi brenda studios.

Në korridorin e kolegjit “AAB”, teksa po dilte nga emisioni, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se u sulmua fizikisht nga kandidati i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

Krejt kjo ngjarje, sipas Abazit, ndodhi pasi ishte duke u larguar nga studio e emisionit.

Sipas Abazit, disa partive po ju pengon fuqizim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë i ka kapur paniku.

Ndërkohë, gjatë së enjtes, kontakti me Dardan Molliqajn ka qenë i pa mundur.  

Por ky, përmes një statusi në Facebook, ka mohuar se e ka sulmuar fizikisht Abazin.

Media ka tentuar të marrë edhe versionin e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rexhep Hotit, për të cilin Haki Abazi tha se e ka parë krejt ngjarjen nga afër.

Me këtë rast tani po merren edhe organet e rendit.

Rasti është hapur nga polica dhe është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në fakt, deri me tani, Haki Abazi është intervistuar nga Policia, e gjatë ditës në pyetje është marrë edhe Dardan Molliqaj.

Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat