Quni: Asnjë nga anëtarët e Komisionit qeveritar për veteranët nuk kanë qenë të LDK-së

Aktuale

Quni: Asnjë nga anëtarët e Komisionit qeveritar për veteranët nuk kanë qenë të LDK-së

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:27
Anton Quni

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka thënë se LDK nuk mund të marr përgjegjësi për listat e veteranëve pavarësisht se janë miratuar në kohën e Qeverisë Mustafa.

Quni, në “Debat Plus”, ka thënë se numri i vërtet e veteranëve luftëtar do të duhej të ishte diku 15 mijë.

Ai ka thënë se numri 60 mijë nuk i takon kategorisë së luftëtarëve por mund të jenë “pjesëtarë” apo “pjesëmarrës”.

Ish-deputeti i LDK-së, thotë se përgjegjës për fryrjen e listave janë shumë faktorë përfshirë ndërhyrjet e subjekteve politike.

Quni ka thënë se Komisioni verifikues për identifikimin e veteranëve i formuar në Qeverinë Mustafa sipas ligjit nuk ka pasur asnjë lidhje me LDK-në pasi sipas tij anëtarët janë identifikuar me PDK-në, AAK-në dhe NISMA-n.

“Ky komisionin është udhëhequr ngë gjeneral Çeku, prandaj nuk është logjike që ata që kanë shkaktuar problemin ta sanojnë sot problemin”, tha ndër të tjera Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat