Endrit Shala i Nismës: Krejt i muj vet, edhe ata tu pi çaj bile

Aktuale

Endrit Shala i Nismës: Krejt i muj vet, edhe ata tu pi çaj bile

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:45
Endrit Shala

Ish-ministri i Tregtisë nga radhët e Nisma, Endrit Shala është shprehur i sigurt se këto zgjedhje partia që përfaqëson ai do t’i mund prapë në Malishevë partitë e tjera.

Shala ndonëse i emocionuar nga debati që kishte mbrëmë me anëtar të tjerë të partive, tha se në Malishevë do t’i mund partitë tjera vetëm duke pirë çaj dhe me struktura të rinisë atje.

“O pa udhëheqje e partisë, pa Fatmir Limajn, pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën dhe pa të tjerët, veç unë si Endrit, me struktura e rinisë së NISMËS Socialdemokrate dhe bastionet e NISMËS, i muj vetë në Malishevë edhe ata tuj pi çaj. Krejt ata, mos t’premeni emra”, është shprehur Shala.

Shala iu ka përgjigjur Ardian Gjinit në lidhje me dëmtimin që sipas tij ja kanë bërë NISMËS në bastione.

“Për Gjinin dhe Gjinat e tjerë që bash NISMA Socialdemokrate i ka bërë ministra, e i ka dërguar ku janë të cilët çdo ditë të lume rrinë duke tentuar ta dëmtojnë NISMËN në bastionet e veta atyre ua jap sot një përgjigje”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat