Smajl Latifi paralajmëron padi ndaj Blerim Latifit për shpifje - Bota Sot
Smajl Latifi paralajmëron padi ndaj Blerim Latifit për shpifje

Aktuale

Smajl Latifi paralajmëron padi ndaj Blerim Latifit për shpifje

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:03
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit dhe anëtari i AAK-së, Smajl Latifi përmes një statusi në Facebook ka paralajmëruar padi ndaj kandidatit për deputet të PDK-së, Blerim Latifi.

Kjo për shkak se sipas Latifit ka shpifur në RTV Dukagjini dhe ka tentuar ta njollosë emrin e tij.

Sipas tij, këto shpifje janë të nxitura nga paniku i humbjes me 6 tetor dhe se përgjigjien për këto shpifje do t’i gjejë në Gjykatë me padi.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Smajl Latifit:

Shpifjet ndaj meje nuk do ta shpëtojnë PDK-në nga humbja e thellë e 6 tetorit.

Të dashur miq, para pak çastesh u njoftova se servili i parë i Kadri Veselit, Blerim Latifi e ka përmendur emrin tim për të tentuar njollosjen ndaj AAK-së dhe ndaj meje.

Akuzat e tij qesharake i demanton vet personi në fjalë, i cili thotë se ‘kam përdorur veturë zyrtare’ në një kohë kur unë nuk kisha asnjë post në institucionet publike.

Nuk është hera e parë që PDK, nën presionin e humbjes po hedh ndaj meje akuza totalisht të pabaza, të nxitura nga paniku i humbjes dhe i sondazheve në terren ku AAK po prin gjithnjë.

Përgjigjen për shpifjet klasike të Blerim Latifit, që nuk dallojnë me ato të shefave të tij partiakë të bëra sa herë kanë qenë pranë humbjes do ta gjejnë në Gjykatë me padi dhe më 6 tetor me debakël në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...