Shala thotë se ka pasur marrëveshje politike për listat e veteranëve

Aktuale

Shala thotë se ka pasur marrëveshje politike për listat e veteranëve

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:13
Haxhi Shala

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA/AKR/PD, Haxhi Shala, ka thënë se prioritet do të jetë edhe për ta çështja e listave të veteranëve por sipas tij nuk do të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë.

Shala ka thënë se përgjegjës për listat e veteranëve është qeveria që ka qenë në kohën kur janë bërë listat.

“Kur është bërë verifikimi i veteranëve dihet se cili koalicion ka qenë në qeveri. Qeveria ka qenë në mbikëqyrje të gjithë atyre proceseve. Topi tash nuk mund të hidhet diku tjetër”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA/AKR/PD ka thënë se ka pasur marrëveshje politike për listat e veteranëve në atë kohë.

“Ka pasur marrëveshje politike sepse në lista është futur edhe një pjesë e njerëzve që kanë vepruar në Shqipëri apo diasporë e që në bazë të ligjit nuk iu takon statusi i veteranëve luftëtarë”.

Shala thotë se edhe ligji ka mangësi pasi edhe në formularin e aplikimit duhet të shkruhen betejat ku ushtari ka marrë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat