Ahmeti, VV-së: Hiqeni këtë person nga lista për deputet, e heqim edhe ne Dardan Molliqajn

Aktuale

Ahmeti, VV-së: Hiqeni këtë person nga lista për deputet, e heqim edhe ne Dardan Molliqajn

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:22
Shpend Ahmeti

Kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk e përkah dhunën, as nga Dardan Molliqaj e askush tjetër, por që kinse lufta e Vetëvendosjes kundër dhunës, është hipokrizi.

Ahmeti ka thënë se është për të qeshur kur shohim se VV po flet për luftën kundër dhunës, kur vetë ka shkaktuar plot raste të tillë.

Ahmeti sonte në DPD ka ftuar Vetëvendosjen që nëse e heqë Liburn Aliun nga lista e deputetëve, i cili dikur kishte shkaktuar rrahje, edhe ky do t’i thotë Dardan Molliqajt të tërhiqet.

‘’Hipokrizi është me thënë VV kur folë kundër dhunës. Me na kallxu Veslei qysh luftohet korrupsioni, për mua është me keshë. Por edhe V me folë për dhunë, është me keshë. Kemi pasë raste që janë potencuar prej VV’së, plot dhe tash me mu viktimizu dhe me thënë se Dardani është fajtor. Le ta dorëheqin Liburn Aliun prej listës, une sonte po shkoj me i thënë Dardan Molliqajt me u heqë  prej listës nëse e kanë të vërtetë luftën kundër dhunës. Na kanë lodhë me hipokrizi”

‘’Vjen Haki Abazi e i thotë Dardan Molliqajt se ty as gruaja nuk të sheh në ëndërr. Ska pjesëtar të tyre që nuk ka përdor gjuhë ofenduese ndaj PSD’së, e kanë harru luftën kundër PDK’së’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat