Shpend Ahmeti zbulon një fakt të paditur për Vjosa Osmanin

Aktuale

Shpend Ahmeti zbulon një fakt të paditur për Vjosa Osmanin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, ka thënë se gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, kur edhe ai ishte pjesë e Vetëvendosjes, i kishin kërkuar që ajo t’i bashkëngjitet atyre dhe i kanë ofruar numrin 3 në listë.

“E kemi lutur me ardhë me numër 3 kur e kanë qitur numër 81”, tregoi Ahmeti.

Ai tutje tha se oferta e tyre ishte që të paktën të ishte pjesë e listës, e pasi të zgjidhej mund të thoshte se nuk jam pjesë e partisë.

“I kemi thanë, pasi të zgjedhesh lëshojë e mos thuaj që jam me Vetëvendosjen, vetëm eja tek ne” tha Ahmeti.

Ai tutje shtoi se është e nevojshme të krijohet një bosht kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mundemi t’i nënçmojmë e të bëjmë hajgare me ta, por nënçmimi që po ia bëjmë PDK’së do të na kthehet në boomerang” tregoi ai.

Shpend Ahmeti në zgjedhjet e vitit 2017, ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje kjo parti doli të jetë më e votuara por një pjesë e saj u nda pas zgjedhjeve, përfshirë këtu edhe Shpend Ahmetin i cili është kryetar i Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat