Ministria e Administrates Publike ka nënshkruar kontraten e radhës që ka të bëjë me sigurimin e ndërtesave qeveritare nga dëmet.
Ani pse vlera e parashikuar e saj ka qenë 70 mijë euro, e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 53.957,25 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A.- DEGA KOSOVË”.