Abazi: Vetëm LVV-ja mund ta evitojë kapjen e shtetit nga PDK-ja

Aktuale

Abazi: Vetëm LVV-ja mund ta evitojë kapjen e shtetit nga PDK-ja

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:32
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka deklaruar se partia e tij është e vetmja shpresë për ta funksionalizuar Kosovën dhe për të mos e kapur vendin nga partitë, të cilat e kanë zaptuar atë. Sipas Abazit, LVV-ja nuk bën pazare me PDK-në ose me partitë e tjera që kanë kontribuuar në gërryerjen e themeleve të shtetit, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk do të bashkëpunojë me subjektet politike, të cilat kanë kontribuuar në kapjen e institucioneve të vendit, pasi kjo parti ka për synim pikërisht pastrimin e Kosovës nga politikanët që për vite me radhë kanë përdorur pozitën e tyre për t’i realizuar interesat e tyre personale.

Kështu ka deklaruar për “Zërin” ish-përfaqësuesi i shoqërisë civile Haki Abazi, i cili së fundmi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi, i cili mban numrin 8 në listën e kandidatëve të deputetëve të kësaj partie, gjatë intervistës ka rrëfyer edhe për sulmin fizik që i është bërë nga ish-pjesëtari i partisë së tij Dardan Molliqaj pas një debati televiziv.

Ndër të tjera Abazi ka folur edhe për prioritetet e tij si kandidat për deputet, për vijat e kuqe të LVV-së dhe për bashkëpunimin e mundshëm paszgjedhor me LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat