Haradinaj takon ambasadorin e Austrisë

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e Austrisë

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:10
Ramush Haradinaj, Christophe Weidinger

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christophe Weidinger.

Në postimi në Facebook, Haradinaj, është shprehur se “Austria do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”.

Postimi i plotë:

Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat