Prelvukaj: Platforma e korrupsionit të partive politike, qesharake dhe fyerje për inteligjencën

Aktuale

Prelvukaj: Platforma e korrupsionit të partive politike, qesharake dhe fyerje për inteligjencën

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 11:52
Partitë politike

Këngëtari i grupit Etno Engjujt, Genc Prelvukaj, në një postim të tij në rrjetin social, është deklaruar se platforma e disa partive politike kundër korrupsionit është fyerje për inteligjencën.

Ai, ka thënë se duhet filluar me autokritikë, pranimin e fajësisë për të shkuarën që të mund të vijnë ditë më t’mira për vendin në të ardhmën.

Postimi plotë:

Ne vitin 2004, ne Lituani, presidenti Rolandas Paksas u shkarkua per shkak te lidhjeve me krimin

Ne vitin 2011 ne Meksike jane shkarkuar 900 police ne fushaten kunder korrupsionit

Ne vitin 2015 ne Moldavi, ish kryeministri Vlad Filat, burgoset per shkak te aferave korruptive

Ne vitin 2016, ne Korene e Jugut u shkarkua Presidentja e vendit per shkak te aferave korruptive

Ne vitin 2016, ne Argjentine u akuzua ish presidentja Cristina Fernandez per korrupsion

Ne vitin 2016, ne Brazil u shkarkua presidentja Dilma Roussef per keqperdorim te buxhetit

Ne vitin 2017 ne Afganistan jane shkarkuar 1400 zyrtare shteterore per shkak te korrupsionit

Ne vitin 2018, ne Pakistan, shkarkohet kryeministri Naëaz Sharif per shkak te akuzave te korrupsionit

Ne vitin 2018 ne Spanje, parlamenti shkarkon kryeministrin Mariano Rajoy per shkak te korrupsionit

Ne vitin 2018, ne Ekuador shkarkohet presidenti Jose Serrano per shkak te aferave korruptive

Ne vitin 2019 ne Itali shkarkohet zv ministri Armando Sirin per shkak te aferave korruptive

Ne vitin 2019, ne Austri parlamenti rrezon qeverine e Sebastian Kurz per shkak te aferave korruptive

Dhe me mijera raste tjera

Tani nje pyetje zoterinj :

Per 20 vitet e kaluara, cfare keni ndermarre konkretisht per luften ndaj korrupsionit ? Cilin zyrtare te larte e me ndikim e keni hedhur prapa grilave ? Cilin person me ndikim e keni shkarkuar nga pozita ? Sa zyrtare me ndikim i keni suspenduar nga aktiviteti partiak ? Cilin rast te rende e keni trajtuar ?

Platforma e sotme e disa partive politike kunder korrupsionit, duke marre parasysh keto rrethana, jo qe nuk eshte reale, por eshte fyerje e inteligjences per secilin qytetar te vendit.

Filloni me autokritiken njehere, filloni me pranimin e fajesise per te shkuaren, nese vertete mendoni qe te mirreni pak me seriozisht ne ditet qe vijne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat