Drejtori i një aeroporti në Belgjikë shpërthen në krahasime raciste ndaj Kosovës

Aktuale

Drejtori i një aeroporti në Belgjikë shpërthen në krahasime raciste ndaj Kosovës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:18
Deklaratat e Drejtorit të Aeroportit të Antwerp, Marcel Buelens

Deklaratat e Drejtorit të Aeroportit të Antwerp, Marcel Buelens,  se ‘ Jugu i Brukselit i ngjanë më shumë Kosovës se sa kryeqytet i Brukselit”, ka nxitur reagime të ashpëra të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.

Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Europian kanë dërguar ankesë edhe në UNIA, organ shtetëror ky që merret me diskriminimet, shpifjet edhe akuzat që kanë karakter racist.

Ankesë gjithashtu i është dërguar edhe “Shërbimit të Komunikimit” të Aeroportit të Antwerp.

 Këto deklarata Buelens i kishte bërë gjatë ditës së hënë kur ishte realizuar fluturimi i parë i ‘Air Antwerp’ për në Londër.

Ramdan Gjanaj përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Europian, ka thënë se këto deklarata janë raciste që e stigmatizojnë një popull.

“Këto deklarata janë raciste dhe ksenofobike që stigmatizojnë një popull”, ka thënë Gjanaj.

Gjanaj tutje ka thënë se Buelens e di që popullata shqiptare e Kosovës 20 vjet më parë është përballur me një regjim që ka kërkuar spastrim etnik të shqiptarëve dhe që ka kryer vrasje, përdhunime e dëbime, dhe që ka shkatërruar më shumë se 790 për qind të qyteteve, shkruan La Libre Belgique

 Sipas këtij mediumi, UNIA e ka marrë ankesën e komunitetit shqiptar dhe po e trajtojnë me shumë kujdes.

Në Belgjikë jetojnë diku 60 mijë banorë që flasin shqip, dhe dy të tretat e tyre janë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat