Kosnett godet partitë që kanë kandiduar persona të dënuar dhe me aktakuza në lista zgjedhore

Aktuale

Kosnett godet partitë që kanë kandiduar persona të dënuar dhe me aktakuza në lista zgjedhore

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:34
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me anë të një shkrimi në rrjetin social Tuitter ka thënë se qytetarët nuk mund të marrin seriozisht partitë politike që kanë vendosur persona me të kaluar kriminale në listat për deputetë.

“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime pwr krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat