Kadri Veseli e zgjeron planin kundër korrupsionit, tash po merret me ndërtimet pa leje

Aktuale

Kadri Veseli e zgjeron planin kundër korrupsionit, tash po merret me ndërtimet pa leje

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:56
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi, ka bërë të ditur se ka mbledhur afër vetës arkitektë për të shikuar se si mund t’i bëhet zgjidhje ndërtimeve pa leje.

Brenda dy vjetësh, Veseli, u shpreh se do të çlirohen qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik.

Postimi plotë:

Me Planin Kundër Korrupsionit, ku planifikojmë legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror, ne do t’i zhbllokojmë miliarda euro dhe do t’i hapim dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë sonë.

Sot diskutova me profesorët e arkitekturës dhe studentët e UBT-së sesi Kosova ka mbi 350 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilave kërcënohen çdo ditë me shkatërrimin e atyre pronave, pasi që zyrtarisht ende nuk i kanë në posedim.

Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja.

Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik.

Nënshkruani Peticionin Kundër Korrupsionit:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat