Ilir Ferati: Ta përkrahim Vjosën, ajo mundet sepse është nënë dhe grua

Aktuale

Ilir Ferati: Ta përkrahim Vjosën, ajo mundet sepse është nënë dhe grua

Nga: G.B Më: 13 shtator 2019 Në ora: 14:27
Vjosa Osmani dhe Ilir Ferati

Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka thënë se tek Vjosa Osmani sheh të vetmen shpresë për ndryshim, derisa tregon se ka pasur fatin që ta ketë profesoreshë gjatë studimeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se si qytetar i Istogut, tek Vjosa e ka mbështetur tërë besimin për mbrojtjen e të ardhmes së fëmijëve të tij, përcjell Bota sot.

Andaj, ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta votojnë Vjosën, sepse ajo mundet, sepse është nënë dhe grua.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vjosa Osmanin kam pasur fatin që t’a kem profesoreshë gjatë studimeve. Pasioni i saj për të kultivuar tek studentët dije, drejtësi, dhe respekt ndaj shtetit ligjor ka qenë për cdo lavdatë. Vullneti i saj i pashtjerrëshëm dhe gatishmëria që të punojë, nëse qe e nevojshme, edhe me secilin prej nesh individualisht ka qenë me të vërtetë mbresëlënës. Tek Vjosa, bazuar në cilësitë e saj profesionale, vullnetin e saj të hekurt, por pa harruar edhe dhembshurinë njerëzore që mbartë, unë shoh sot të vetmen shpresë për ndryshim.

Prandaj, si një qytetar i ri i Istogut, që sapo ka filluar jetën bashkëshortore, tek Vjosa e kam mbështetur tërë besimin tim për mbrojtjen e të ardhmes së femijëve të mij. Pa asnjë dyshim, ajo do të dijë dhe do guxoj, pikërisht sepse është nënë, të luftojë cdo dukuri kriminale e jo ligjore që rrezikon të mbaj peng të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, të shtetit tonë të ri.

Shumë të dashur qytetarë të Istogut dhe Kosovës, të dashur aktivistë të LDK-së, unë sot ju ftoj gjithë juve që së bashku e fuqishëm t’a përkrahim Vjosën për Kryeministër të Republikës. Si shoqëri, ne të gjithë mund të pajtohemi që vullneti i nënave tona për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve të tyre është i pa krahasueshëm me gjithëcka tjetër.

Andaj unë po them sot se Vjosa mundet, pikërisht sepse është nënë, pikërisht sepse është grua!

Yes she can!

Vjosa Kryeministre!

Ilir F. Ferati 55.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat