Ish ambasadorja Lama: Vjosa Osmani nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete me Vuçiqin - Bota Sot
Ish ambasadorja Lama: Vjosa Osmani nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete me Vuçiqin

Aktuale

Ish ambasadorja Lama: Vjosa Osmani nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete me Vuçiqin

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:06
Vucic dhe Vjosa Osmani

Ish- deputetja dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama iu ka dhënë përgjigjen më të goditur dhe më koncize tendencave maskiliste te kundërshtarëve politikë, për të nënvlerësuar kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sa i përket dialogut me Serbinë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ajo ka thënë se Vjosa dhe të gjitha gratë në politike mund të përballen me presidentin e Serbisë.

Lama, madje ka goditur planet për ndarjen e Kosovës, duke aluduar në takimet sekrete të presidentit Thaçi-Vuçiq, duke thënë me ironi se Vjosa nuk ka nevojë të zhvillojë takime sekrete.

Dialogu me Serbinë është një nga kryetemat e kësaj fushate, dhe shqetësimi për ndarjen e Kosovës është ende prezent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...