Ish Komandanti i Koshares Hisen Berisha tregon se pse iu bashkua PDK-së dhe Kadri Veselit

Aktuale

Ish Komandanti i Koshares Hisen Berisha tregon se pse iu bashkua PDK-së dhe Kadri Veselit

Nga: V.R Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:23
Hisen Berisha

Aderimi i tij në Partinë Demokratike të Kosovës ngjalli reagime të shumta në opinion. Bëhet fjalë për Hisen Berishën, njërin prej ish Komandantëve në Betejën e Koshares, i cili javë më parë vendosi t`i bashkohej partisë së Kadri Veselit gjë që nxiti reagime të shumta tek ish bashkëluftëtarë të tij dhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha, ka treguar arsyet se përse vendosi t`i bashkohej PDK-së.

“Jeta ime politike nisi në rininë studentore, atëherë kur shqiptarët e Kosovës u ndanë përfundimisht nga komunizmi jugosllav.  Fëmijërinë e kisha të brumosur me dashuri për Shqipërinë dhe pikërisht atje u vendosa dhe formova personalitetin politik. Për Shqiptarët e Kosovës lufta nuk u vonua dhe pa asnjë pritje unë u rreshtova në Ushtrinë Çlirimtare, aty ku liria për Kosovën mbiu nga pushka dhe gjaku i heronjve të Kosovës.  Zoti deshi dhe këtu u njoha me Kolonel Ahmet Krasniqin. Gjithashtu pata fatin që të njihem dhe të rrugëtoj ushtarakisht deri në rënien heroike edhe me dy strateget e UÇK-së Agim Ramadanin - Gjeneralin e taktikes ushtarake si dhe të vazhdojmë bashkëveprimin me Sali Çekun, trurin e organizimit dhe funksionimit të brigadave ushtarake në teren dhe shumë figura udhëheqësish ushtarak si Komandantin e famshëm Adem Jasharin, simbol i vendosmërisë për sakrificë etj. Deri në ditët e sotme e mbajta me nderë e dinjitet armen dhe amanetin e këtyre burrave për çlirimin e plotë të Republikës së Kosovës dhe formimin e ushtrisë së saj. Angazhimi në politikë dhe konkretisht në PDK ndodhi pas konsultimesh dhe analizash me shokë të fëmijërisë, rinisë, bashkëluftëtarëve dhe intelektualëve me të cilët unë harxhoj ditët dhe jetën time si dhe personalitete jashtë Kosovës dhe tejoqeanisë. Zbrita nga piedestali i ushtrisë ne rrafshin politik, për të qenë njëri nga ju në shërbim të realizimit të shtetit të Kosovës dhe luftës ndaj temave te hapura që po e godasin në vazhdimësi shtetin tonë. Vij me vij me kulturën dhe urtësinë e gjykimit të Sali Çekut dhe filozofinë e pajtimit dhe përafrimit të te gjithëve në shërbim te funksionalizimit te shtetit të se drejtës dhe mundësie te barabarta”, ka deklaruar ai.

Berisha ndër të tjera ka folur edhe për raportet me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se formimi i tij intelektual prej djathtisti e ka ofruar më shumë me LDK-në.

“Ka shume arsye por nuk kam asnjë pike hatërmbetje personale. Së pari dua ta sqaroj se un deri sa isha në Forcat e Armatosura të Kosovës, nuk i kam takuar asnjë partie politike. Unë udhëhiqem nga një parim amerikan, “kur barazimi të del dhjetë, para barazimit duhet me i ra X”. Formimi im intelektual prej djathtisti më ka ofruar me shume me LDK-në. Gjate kësaj periudhe kam debatuar me akademinë ushtarake serbe për mbrojtjen e betejës së Koshares dhe ia kemi dalë ta zhvendosim tregimin e tyre edhe ta përafrojmë shumë afër realitetit ushtarak të ndodhur edhe kjo me ka afruar edhe me afër me pretendimet profituese të LDK-së.

Në veprimet e mija të deritanishme jam munduar në përpikëri të jetësoj parimet politike të Heroit Sali Çeku. Çdo veprim imi ka shkuar konform kushtetutës së vendit tim dhe në përpjekje të unifikimit të faktorëve politik në favor të shtetit dhe jo në favor te drejtuesve partiak. I tille do të mbetem edhe tutje!”, ka theksuar ai.

 

Mirëpo, sipas tij, LDK pas vdekjes së Presidentit Rugova u shndërrua në surrogate duke u marr peng nga po ato struktura të cilat gjatë luftës kishin ndalur financimin e zyrës se Presidentit në ditët më të vështira të kombit Shqiptare në Kosovë.

“Presidenti Historik dhe kryetari i LDK-së Dr. Rugova pas luftës i fitoj dy palë zgjedhje komunale, por ama Isa Mustafen asnjëherë nuk e zgjodhi kryetare të Prishtinës. Mbetur pa punë zyrtare, me kusurin e fondit te 3%-shit krijoi “Riinvestin”, nga i cili shkolloj me bursa gjeneratën tjetër të neotitistëve më të cilët tashme po e krijo vetëm “LIDHJEN” duke ia hequr demokracinë lëvizjes historike të shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto veprime larguan nga trungu i saj pothuajse të gjithë madje edhe me urdhra me shkrim nga lideri saj, duke e shkatërruar bërthamën e intelektit dhe patriotizmes kosovare brenda LDK-së.

Në analizën tonë LDK është marr peng nga struktura të cilat peng e mbajtën fatin e shqiptarëve të Kosovës për gjate viteve të zeza të titizmit. Jam luftëtarë i lirisë, e dua lirinë e fjalës , lirinë e mendimit, lirinë votës dhe nuk i nënshtrohem neotitz mit të krijuar dhe sponsorizuar nga Riinvesti i Isa Mustafes”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat