Mefail Bajqinovci merr përkrahje në Gjilan

Aktuale

Mefail Bajqinovci merr përkrahje në Gjilan

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:41
Mefail Bajqinovci

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka qëndruar sot në qytetin e Gjilanit, ku është pritur nga shumë të rinj.

Fillimisht, ai ka qëndruar në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, për të kaluar më pas në njërën nga kafiteritë e qytetit.

“Gjilani frymon me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Bajqinovci.

Ish-gazetari shumë i njohur, do të kandidojë për herë të parë për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe mban numrin 20 në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.

Ai njihet ndryshe, si njëri nga gazetarët më kritikë në Kosovën e pasluftës, ku emisioni i tij, ka prekur vazhdimisht tema të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat