Besnik Tahiri prezanton 50 anëtarët e rinj të AAK-së në Llap, në mesin e tyre edhe një shkrimtar

Aktuale

Besnik Tahiri prezanton 50 anëtarët e rinj të AAK-së në Llap, në mesin e tyre edhe një shkrimtar

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:02
Besnik Tahiri

Kandidati nga radhët e koalicionit AAK/PSD, Besnik Tahiri, ka qëndruar sot në qytetin e Podujevës, ku ka prezantuar 50 anëtarët më të rinj të kësaj partie, që aderuan sot.

Tahiri po ashtu, ka bërë të ditur se në mesin e personave që e përqafuan konceptin 100% shtet, është edhe shkrimtari Fatmir Halimi.

Ai ka shtuar se “në Llap, kemi dëshmuar së bashku se lidershipi i përkushtuar i kryetares, Mrika Thaçi, nuk ndalet në kuota gjinore”.

Në Llap, me mbështetje të qytetarëve po fuqizohet vizioni qeverisës 100% Kosovë, që i prinë Kryeministri Haradinaj.

Në mesin e 50 anëtarëve që u bashkuan në rrugëtimin për 100% shtet, ishte nder ardhja e shkrimtarit e publicistit, Fatmir Halimi. Ishte i veçantë motivi se ai i bashkohet frymës së brezit të ri në mbështetje të heroit të tyre, Ramush Haradinajt.

Në mesin e tyre ishin të reja e të rinj që sjellin me vete energji, dije e përkushtim në shërbim të guximit për vendimmarrje për konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe aspiratave integruese si vend dhe shoqëri.

Në Llap, kemi dëshmuar së bashku se lidershipi i përkushtuar i kryetares, Mrika Thaçi, nuk ndalet në kuota gjinore. Andaj, të rinj, e në veçanti të rejat po mobilizohen për ta dëshmuar se kanë dijen, përvojen dhe guximin e nevojshëm për t’u ballafaqur me sfidat që janë përpara.

Zhurma zgjedhore nuk mund ta mjegullojë dallimin në mes atyre që guxojnë dhe atyre që kalkulojnë për interesa partiake.

E në këtë qasje, pasqyrova vendimet që kemi marrë në konsolidimin e funksionimit institucional dhe shtetëror. Procese me këto që të tjerët herë kalkulonin politikisht e shpesh nuk kishin vullnet e guxim për t’i adresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat