Albin Kurti e takon ambasadorin e ri britanik, i flet për çkapje të shtetit - Bota Sot
Albin Kurti e takon ambasadorin e ri britanik, i flet për çkapje të shtetit

Aktuale

Albin Kurti e takon ambasadorin e ri britanik, i flet për çkapje të shtetit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:52
Albin Kurti në takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Saranda Bogujevci, ka takuar ambasadorin e sapoangazhuar britanik, Nicholas Abbott.

Në komunikatën e lëshuar nga VV’ja nuk dihet se çka ka thënë ambasadori Abbott, ndërkaq Kurti i ka folur për shumë tema diplomatit britanik.

Kandidati i VV’së për kryeministër ka treguar se e ka objektiv ckapjen e shtetit dhe luftimin e korrupsionit.

“Përgjatë bisedimit Kryetari Kurti shprehu shqetësimin se Kosova ka nevojë për reforma me objektiv çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Shkrimi i plotë në faqen zyrtare të partisë:

Takim me Ambasadorin Britanik z. Abbott

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me deputeten Saranda Bogujevci mirëpritën për herë të parë pas ardhjes së tij në detyrën e ambasadorit britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott, i cili shoqërohej nga zyrtarja për demokratizim në ambasadë, znj. Selvije Fetahu. Në fillim, Kryetari Kurti e uroi Ambasadorin Abbott për detyrën e sapomarrë duke shpresuar që Kosova dhe ai të mësojnë shumë nga njëri-tjetri.

Përgjatë bisedimit Kryetari Kurti shprehu shqetësimin se Kosova ka nevojë për reforma me objektiv çkapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Për luftimin e tyre është i nevojshëm edhe koordinimi me partnerët tanë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...