"Vjosa Osmani është shpresa e re e Kosovës që plotësisht e meriton votën e sovranit"

Aktuale

"Vjosa Osmani është shpresa e re e Kosovës që plotësisht e meriton votën e sovranit"

Nga: H.O. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:18
Vjosa Osmani

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se nëse Kosova nuk përfiton rastin që të krijoj struktura të reja qeverisëse, vendin e presin ditë të rënda.

Image
Skender Zogaj

“Kosova ka degraduar keq në të gjitha veprimtaritë shtetërore, duke hy në një krizë të thellë politike, e cila nëse në këto zgjedhje nuk përfiton rastin që të krijojë struktura të reja qeverisëse, popullin e Kosovës e presin ditë vite të rënda! Ndryshimi i qeverisjes së vendit tashmë po proklamohet  edhe nga ata që konsiderojmë se e kanë shkaktuar këtë gjendje të rëndë! Prandaj zgjedhjet e 6 tetorit patjetër duhet të nxjerrin njerëz të ri”, thekson Zogaj.

Ai thotë më tutje se nga këta që janë kandiduar, nuk ka asnjë fije dyshimi se, Vjosa Osmani është shpresa e re e Kosovës që plotësisht e meriton votën e sovranit.

“Sa mund të vlerësohet, ekziston disponimi i madh që vendi të qeveriset nga Vjosa Osmani, pa asnjë fije dushimi është figura më e besueshme dhe personaliteti më adekuat që duhet të qeverisê vendin. Nëse Vjosa Osmani merr besimin e sovranit, gjasët janë që Kosova ta shënoj kthesën historike të funksiobalizimit të institucioneve ligjore dhe të shkapjes së shtetit nga korrupsioni dhe strukturat e krimit të organizuar”, vlerëson Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat