Kandidati i VV-së: A po flet Dardan Molliqaj për fuqinë e Haradinajt në haraq?

Aktuale

Kandidati i VV-së: A po flet Dardan Molliqaj për fuqinë e Haradinajt në haraq?

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:49
Ramush Haradinaj dhe Dardan Molliqaj

Kandidati për deputet në listën e Vetëvendosjes, Gazmend Islami, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar Dardan Molliqajt, i cili tha se askush nuk mundet me ia mohu Haradinajt fuqinë për të kryer punë.

Islami e pyet Molliqajn se për cilat punë e ka fjalën, mos ato të haraqit për të cilat Molliqaj e akuzonte Haradinajn.

Postimi i Islamit:

Dardan Molliqaj po thotë se askush nuk mundet me ia mohu Haradinajt fuqinë për të kryer punë.

Cilat punë Dardan? Ato të haraqit për të cilat e akuzoje?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat