Haradinaj: Specialja nuk do ta ftonte Ramushin nëse ai do të bënte këtë

Aktuale

Haradinaj: Specialja nuk do ta ftonte Ramushin nëse ai do të bënte këtë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 21:34
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, e ka komentuar thirrjen e vëllait të tij, Ramush Haradinajt, nga Tribunali i Hagës gjatë kohës kur ai po qeveriste vendin.

Haradinaj e lidh thirrjen e kryeministrit, tash në detyrë, nga Haga, me këmbënguljen e tij që të mos e heq tarifën që Qeveria ia ka vënë mallrave serbe.

Sipas Daut Haradinajt, nëse kryeministri do ta hiqte taksën, ai nuk do të ftohej për intervistim nga Dhomat e Specializuara.

“Ta kish hjek taksën, nuk ish ftu në Gjykatë Speciale. Jam 100 për qind i sigurt” , tha Haradinaj.

Tutje, ai thotë se vëllai i tij nuk është thirru për t’u akuzuar në bazë personale, por si komandant i UCK’së në zonën e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat