Profesori i Parisit: PSD-ja nga 12 deputet do të mbesin vetëm 2

Aktuale

Profesori i Parisit: PSD-ja nga 12 deputet do të mbesin vetëm 2

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2019 Në ora: 21:44
Shpend Ahmeti

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki, në një shkrim të tij ka analizuar daljen e deputetëve të Vetëvendosjes në PSD.

Ai thotë se ata bënë gabim, ndërsa parashikon një të ardhme të keqe për ta.

Gjithashtu, Kraki thotë se, grupi i deputetëve që dolën në PSD, kanë qenë dhe janë të dyshimtë me veprimet e tyre.

Postimi i plotë:

Frustrimi si program politik

Kur ndodhi ndarja në VV i pata kritikuar publikisht, me argumenta parimorë, sjelljet dhe pazaret e padenja të Shpendëve që nisën fluturimet nga dega në degë (për të mos thënë nga banda në bandë) me tregime patetike se kinse po e shpëtonin Kosovën. Në fakt, ata nuk po iknin nga një parti apo levizje por nga parimet e tyre, nga angazhimi i tyre shumevjeçar. Kjo ishte zhgenjyese. Ngutia kishte fituar...
Nga ai moment e kam ditë që transplanti i Kaqusha Jasharit me "mish të ri politik" nuk do funksiononte. Jo për faj të znj. Jashari por për faj të mishit të ri politik që brenda disa javeve ishte vjetruar e prishur aq shumë saqë kundërmonte brutalisht.

Për të njejtat arsye as transplanti i PSD-së së rinovuar brenda AAK-së nuk do fonksionojë dhe këtë më së miri e dinë vet « konstruktivët parimorë ». Se, edhe politka më e çoroditur i ka megjithatë disa rregulla të natyrshme. Edhe në Kosovën e çoroditur e të kërrusur opinioni publik di ta dallojë të zezen nga e bardha. Sapun për djath nuk ha kush më.

Ndoshta cikli transformues nuk u tregua i butë ndaj tyre. I nxori të tjetërsuar, të përçudnuar... Nga ngutia për ta arritur madhështinë e ëndërruar ata i huqen etapat transformuese dhe në fund, vendin e madhështisë e zuri frustrimi. Frustrimi publik që tash na shfaqet si program politik.

I përforcuar edhe me muskujt e Dukagjinit, frustrimi i tyre po dëshmohet i rrezikshëm jo veç për politikën por edhe për kohezionin social në përgjithësi. Kam respekt për shumë nga ta si persona por sjellja e tyre politike më zhgenjen tmerrësisht sepse brenda saj ka veç karrierizem dhe etje për ‘grada’. Por, gradat politike nuk fitohen me mendje të huaj as me muskujt të huaj e sidomos, ato nuk merren me nguti.

Me të njejtën nguti e shpëtuan dy herë qeverinë për « shpëtimin » e Kosovës. Për shpëtimin e integrimit, u futën me vrap në grup bisedues me Serbinë që doli edhe ilegal. S’ka problem thanë dhe vazhduan vrap, vrap, vrap nga emisioni ne emision, nga Batoni në Baton, me formulat magjike të konstruktivitetit politik. Bërtitën se e kishin gjetë kodin e politikbërjes.

...dolen në shesh dhe i zbrazen "valixhet sekrete" të bisedave para divorcit. I treguan publikut se kishin pasë dyshime ndaj njëri-tjetrit edhe kur ishin bashk, prandaj kishin përdorë metoda sa të pamoralshme aq edhe të denueshme të pergjimit dhe inçizimit të bisedave të brendshme. Nga studiot e nga fejsbuku kërcënonin ish shokët e idealit me « publikime te reja ». Kjo i bëri të pabesueshëm në publik. Kjo i bën të dyshuar tash edhe tek AAK. Zor t’i besosh personit që i tradhëton edhe bisedat më private e intime.

...zor t’i besosh sot kryetarit që me nguti për madhështi i tradhëtoi qytetarët e Prishtinës kur kokëulur i miratonte me lëvizje koke idetë e çmendura të presidentit ilegjitim. Zor t’i besosh një kryetari që nga foltorja e Kuvendit
Komunal shikon non stop foltoren
e qeverisë me kronometer n’dorë. A është kjo provë karrierizmi dhe oportunizmi në politikë?

Nejse...
Ndarje, frustrim, tradhëti, dhunë.
Trajektore e errët për ata që dikur premtonin dritë. Trajektore që do ndalet me 7 tetor kur nga 12 do mbesin 2.
***

P.s. Nëse reagoni evitoni perrallat ju lutem dhe mos tentoni me na bind se java i ka 8 dite. Faleminderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat