Shatri nga AAK: Përmes rritjes së ekonomisë private do t’i zgjidhim edhe problemet sociale

Aktuale

Shatri nga AAK: Përmes rritjes së ekonomisë private do t’i zgjidhim edhe problemet sociale

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:08
Haki Shatri

Haki Shatri nga koalicioni AAK-PSD ka thënë se në programin e tyre zënë prioritet politikat fiskale.

“Në programin tonë zgjedhor zhvillimin dinamik dhe të qëndrueshëm e kemi prioritet. Në kuadër të kësaj stabilitetin buxhetor dhe politikat fiskale zënë vend kyç. Par shkak se përafërsisht se 1/3 e produktit vendor qeveriset dhe menaxhohet në formë të hyrave buxhetore dhe i kthehet opinionit përmes pagave apo mënyrave të tjera”.

“Si parti jemi të kujdesshëm që politikat fiskale të jenë në funksion të zhvillimit pa pengesë bizneseve sepse ekonomia private do të jetë që do ta bëjë zhvillimin dhe pastaj do të bëjmë zgjidhje për problemet sociale”.

“Me ardhjen e Haradinajt në Qeveri e kemi gjet pakon e parë dhe me guxim kemi filluar ta implementojmë. Ajo ka qenë e miratuar në Kuvend por nuk kanë filluar ta implementojnë ata që e kanë propozuar”.

“Në ditën e parë e kemi filluar me pakon e dytë përmes të cilës i kemi përgatitë katër ligje bazike. Por fatkeqësisht është ndërprerë ky mandat”.

Shatri në Zona Zgjedhore akuzoi deputetët e LDK-së që nuka kanë marrë pjesë për të dhënë kontributin e tyre në pakon fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat