Bislimi: LDK-ja është partneri ynë i parë, por ne nuk jemi për ta

Aktuale

Bislimi: LDK-ja është partneri ynë i parë, por ne nuk jemi për ta

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 00:36
Besnik Bislimi

Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merret me PDK as me të tjerët pasi që sipas tij, LDK mbetet partneri i parë për ndërtimin e Qeverisë.

Ai tutje ka shtuar se LDK-ja e dinte që Vetëvendosje do ta merrte postin e kryeministrit, prandaj nuk e pranoi ofertën e tyre.

Ai thotë se deklaratat e LDK-së se VV është partneri i parë për bashkëqeverisje, po bëhen vetëm për slogan politik.

“Për neve LDK-ja mbetet partia e parë, por ne nuk jemi partia e tyre e parë. Deklaratat që ne jemi partner për ta, janë vetëm slogan politik. Nëse ka qenë Vjosa Osmani më e fuqishme se Isa Mustafa, atëherë ajo është dashur të bëhet kryetare e partisë, së pari duhet të kesh forcën brenda partisë”, ka thënë ai.

Sipas tij sondazhet në Kosovë nuk janë të besueshme duke shtuar se rezultati në ditën e zgjedhjeve ndryshon nga sondazhet e para zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat