Ngjarjet e sotme

Aktuale

Ngjarjet e sotme

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

- Mbahet dita e dytë e Simpoziumit të 10-të Ndërkombëtar i shkencave shëndetësore në të cilën do të diskutohet cilësia e shërbimeve shëndetësore. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezentimin e kandidatëve për deputetë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, Agrofesta, në edicionin e gjashtë vjen me shumë ndryshime. (Krushë e Madhe, ora 11:15)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata e Alpinistëve, ku do të marrin pjesë alpinistë dhe bjeshkatarë nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit. (Livadhi i Pajtimit të Gjaqeve, Shtupeq - Rugovë, ora 15:00)

- Fillimi i festivalit i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 shënohet me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse. (Sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim ambasadoren e re të Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel. (Shtëpia e Bardhë, ora 17:30)

- Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Degës së Dardanisë në Prishtinë. (Amfiteatri mbi “Kurriz”, ora 18:00)

- Me iniciativën e Komunës së Parisit dhe Komunës së Prizrenit, Aleanca Franceze në Prishtinë do të prezantojë edicionin e parë të Nuit Blanche. (Prizren “Open” City, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat