Veseli merr mbështetjen e veteranëve të Mitrovicës në luftën kundër korrupsioni

Aktuale

Veseli merr mbështetjen e veteranëve të Mitrovicës në luftën kundër korrupsioni

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:46
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka takuar mbrëmë veteranë të zonës së Mitrovicës, të cilët i ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen që po i japin në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për planin kundër korrupsionit, zbatimin e të cilit ka thënë se do ta nis në 100 ditët e para si kryeministër.

“Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat