“Die Linke” në Gjermani përkrahë iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjës së Kosovës

Aktuale

“Die Linke” në Gjermani përkrahë iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjës së Kosovës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:20
Bundestagu gjerman

Në Çeki nuk gjeti kurrfarë përpjekje nisma e presidentit, Millosh Zeman, për të shqyrtuar heqjen e njohjes për Kosovën, por një parti e vogël e ekstremit të majtë në Bundestagun gjerman, ka dalë në përkrahje të idesë së presidentit çek.

“Die Linke”, thonë se e mirëpresin iniciativën e presidentit të Çekisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në titullin e kësaj deklarate të lëshuar thuhet që “ Kosova qysh në fillim është themeluar duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe nga kriminelët”.

Image

“Mirëpresim debatin e iniciuar nga presidenti i Çekisë për tërheqjen e njohjes për Kosovën. Kosova aktualisht nuk është njohur nga shumë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në dy vitet e fundit, dhjetëra shtete kanë tërhequr njohjen”, ka thënë Zaklin Nastic zëdhënëse e “Die Linke”.

Tutje në këtë shkrim thuhet se Kosova është ndarë nga Serbia si pasojë e luftës së NATO-së dhe se aktualisht qeveriset nga liderë “ që janë të përfshirë në krime të luftës”.

Zëdhënësja e kësaj partie Zeklin Nastiç, sipas saj presidenti çek ka të drejtë për vendimin po e shqyrton.

“Me të vërtetë, siç ka thënë Milosh Zeman, një shtet i tillë nuk mund të jetë pjesë e komunitetit demokratik”, ka përfunduar ndër të tjera Zaklin Nastiç e cila mbanë edhe postin e zëvendës presidentes të grupit parlamentar të Evropës gjermano-juglindore.” Ndryshe “Die Linke” nga 700 ulëse sa ka Bundestagu gjerman, ka vetëm 69 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat