Ftesat e reja nga Specialja mund të vijnë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë - Bota Sot
Ftesat e reja nga Specialja mund të vijnë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Ftesat e reja nga Specialja mund të vijnë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 16:59
Foto

Politikani serb, Millovan Drecun, pretendon se ftesat e radhës të Gjykatës Speciale do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Ai thotë se gjasat për ftesa para zgjedhjeve janë minimale, ndërkohë duke u thirrur në burime e tij, thotë se ato mund të vijnë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Nga kontaktet që kam pasur nga grupi punues për zyrën e Prokurorit të Specializuar, kam ngritur pretendimet se aktakuzat nuk ngritën së shpejti”, thotë Drecun.

Sipas tij, zyra e Prokurorit në Hagë nuk ka vendosur ende të procedojë me aktakuzat.

“Para se të gjithash, Specialja ende nuk ka vendosur a të procedojë me aktakuzat. Është e rëndësishme se ata janë në fazën finale të provave”, ka thënë ai.

Specialja në Kosovë ka ftuar një numër të konsiderueshëm të personave, më së shumti në cilësi të të dyshuarve.

Nga profilet e lartë të cilat i janë përgjigjur ftesës së Speciales, janë emrat e Ramush Haradinajt, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës e Jakup Krasniqit.

Ndërkohë nuk ka kurrëfarë konfirmimi zyrtar nga Dhomat e Specializuara për ndonjë ftesë të mundshme.

I fundit që është ftuar nga Gjykata Speciale ka qenë Lulzim Kabashi nga Prizreni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...