Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i - Bota Sot
Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i

Aktuale

Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:12
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.

“Këta kolegët e PDK-së, këta më quanin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më quanin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj. “Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj në emisionin n’Konak.

Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.

“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos. Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...