Vetëvendosje akuzon PDK-së se ia “vodhi” programin

Aktuale

Vetëvendosje akuzon PDK-së se ia “vodhi” programin

Nga: A.ZH Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:28
Albin Kurti, Kadri Veseli

Zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka akuzua partitë politike se kanë kopjuar programin e kësaj partie në këtë fushatë.

Ai ka thënë se programi i Vetëvendosjes është kopjuar e “vjedhur” në shumë pika, pa u thelluar, përcjell Bota sot.

Si pikë të parë, ai ka përmendur luftën kundër korrupsionit, shprehje kjo që gjendet tek ai që e ka quajtur “partia më e korruptuar, PDK-ja”.

Sipas Zaimit, ata po e kopjojnë programin e Vetëvendojes, sepse, siç ka thënë ai, vetëm kështu fitohen vota dhe se ato nuk kanë program të vetin.

Image

Reagimi i Zaimit në Facebook:

Programi i Vetëvendosjes po “vidhet” nga gjithë partitë në këtë fushatë, pra po kopjohet, po përvetësohet ama pa u brendësuar, pa u thelluar në të.

Janë shumë pika që janë kopjuar, dhe çdo natë do e analizoj nga një.

E para: Lufta kundër korrupsionit.

Kjo temë, sigurisht, gjen shprehje te vija e kuqe ndaj partisë më të korruptuar, PDK-së. Vetëvendosja qëmoti e ka shtruar si zotim këtë vijë të kuqe. Sot e premtojnë edhe forcat e tjera. Por realisht, të gjithë e dimë se edhe LDK, edhe AAK etj. kanë thënë “vijë e kuqe” në fushatë, por i kanë fshirë vijat pas zgjedhjeve, duke e mbajtur PDK në pushtet, duke e bërë Thaçin president, duke ia votuar marrëveshjet dhe ligjet e dëmshme etj.

Sot edhe një herë të gjithë thonë “vijë e kuqe”. Madje edhe PDK thotë se do t’i vërë vijë të kuqe vetes, dhe do luftojë korrupsionin.

Por edhe sikur të mos ishin të korruptuar aspak PDK, LDK dhe AAK të cilët kanë qeverisur për 20 vite, mjafton rritja e varfërisë, shkatërrimi i shtetit dhe i ekonomisë për t’i penzionuar ata. Pra edhe sikur vërtet të mos kishin vjedhur, politikat i kanë të gabuara. Në ekonomi, rend, drejtësi, administratë, politikë të jashtme, barazi gjinore, arsim, shëndetësi e demokraci, Kosova ka shënuar hapa pas, sipas monitoruesve ndërkombëtarë.

E megjithatë, ata edhe kanë vjedhur sa s’thuhet.

Pra, edhe 20 vite politika të gabuara, edhe 20 vite vjedhje.

Këta do e luftojnë korrupsionin?

Sigurisht që e kopjojnë programin e Vetëvendojes, sepse a) vetëm kështu fitohen vota dhe b) edhe ashtu s’kanë program të vetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat