Limaj fton Veselin, Haradinajn, Osmanin dhe Kurtin në debat televiziv

Aktuale

Limaj fton Veselin, Haradinajn, Osmanin dhe Kurtin në debat televiziv

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:54
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera që të përballen në një debat për t’i treguar se cilat janë programet e tyre.

“Nga salla historike në Kaçanik 29 vite më parë është miratuar Kushtetuta e Kosovës. Ftova kandidatët për kryeministër të vendit të dalim në një debat të përbashkët televiziv dhe ta shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme.

Qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë se cili është vizioni ynë për dialogun, për zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen.

Unë jam i gatshëm, qoftë individualisht, qoftë në debat të përbashkët, të përballem me secilin.

Në takim me strukturat e Nismës në këtë qytet i ftova ata të mobilizohen dhe këto ditët e mbetura deri në zgjedhje, të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që Nismën dhe koalicionin tonë ta nxjerrim fitues të zgjedhjeve.

Për Kaçanikun do të ishte nder që në Kuvendin e Kosovës t’i mbrojnë interesat e tyre kandidatët tanë nga kjo komunë Agim Caka dhe Hizri Vishi. Ftoj qytetarët e Kaçanikut t’i mbështesin kandidatët tanë nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë nga lista e Nismës”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat