Haradinaj: 100 llapjanë i bashkohen Aleancës, Llapi po bën kthesën e radhës - Bota Sot
Haradinaj: 100 llapjanë i bashkohen Aleancës, Llapi po bën kthesën e radhës

Aktuale

Haradinaj: 100 llapjanë i bashkohen Aleancës, Llapi po bën kthesën e radhës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:19
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, ka njoftuar se AAK-së i janë bashkuar 100 të rinj nga Llapi, të cilët sipas tij, e kanë nderuar  AAK-në.

“Sonte në radhët e AAK-së dhe vizionit tonë për shtet 100%, ju bashkuan rreth 100 të rinj nga Llapi. Njerëzit që po e nderojnë AAK-në dhe gjithë neve,  Isak Mehmeti dhe Meriton Dërmaku po i japin frymë konceptit tonë për 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Besnik Tahiri, Bekim Mehmet e Mrika Thaqi prej sot do të kenë një mbështetje të madhe nga të rinjtë llapjanë.

Ai ka theksuar se Llapi po bën kthesën e radhës.

“Me njerëz që i ndajmë vlerat e përbashkëta, Besnik Tahiri, Bekim Mehmeti dhe Mrika Thaqi, nga sot do të kenë rreth vetës një mbështetje të madhe të kësaj armate të të rinjve llapjanë, zonë kjo që ndër breza ka ditur të ruaj vendin dhe popullin tonë. Llapi po bënë kthesën e radhës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Image


 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...