Dështojnë reformat në skemat sociale - Bota Sot
Dështojnë reformat në skemat sociale

Aktuale

Dështojnë reformat në skemat sociale

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:51
Ilustrim

Një kusht i Partisë Social Demokrate, për të udhëhequr reformën pensionale kishte që bërë që Qeveria Haradinaj ta siguroj miratimin e buxhetit për sivjet.

Kushti ishte plotësuar dhe koalicioni qeverisës të siguroj votat për buxhetin.

Dardan Sejdiu, ishte zgjedhur kryetar i Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.

Por, ky komision nuk arriti asnjëherë që punën e bërë ta prezantoi para kuvendit të Kosovës. Sejdiu shpjegon për RTK-në të gjithë rrjedhën e këtij procesi.

Sejdiu thotë se ka në dorë një raport që përmban të gjithë punën e bërë në reformën e skemave sociale.

Sipas tij, raporti nuk ka arritur të miratohet në komision, por thotë se si tillë me Kuvend duhet të trajtohet, duke i shprehur i sigurt se një plan të tillë nuk e ka asnjë parti politike në Kosovë.

Një koncept dokument për reformën pensionale ishte bërë gati edhe nga Ministria e Punës, por nuk ishte miratuar në Qeveri, pas kushtit të PSD-së për të formuar një komision për këtë çështje.

Ministri në detyrë i Punës, Skënder Reçica thotë se koncepti ka qenë gati, dhe në të janë parashikuar që të në fund të nxirren dy ligje që rregullojnë gjithë skemat sociale.

Reçica shpreson se me Qeverinë e re mund të kryhet reforma pensionale.

Në Kosovë ekzistojnë rreth 25 skema pensionale që rregullohen me tetë ligje. Sipas Reçicës, këto ligje krijojnë diskriminim të shumë kategori sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...