Faton Peci: Universiteti i Mitrovicës është hapur për qëllime politike

Aktuale

Faton Peci: Universiteti i Mitrovicës është hapur për qëllime politike

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:13
Faton Peci

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dega e Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës është hapur për qëllime politike të caktuara.

“Universiteti i Prishtinës është hapur për qëllime politike” tha ai duke shtuar se nëse Vjosa Osmani do të bëhet kryeministre do të bëhet “ristrukturim dhe riorganizim i universiteteve në Kosovës”.

Tutje ai shtoi se Universiteti i Mitrovicës duhet të ketë degë të caktuara siç janë metalurgjia dhe industria.

“Specifika e Mitrovicës shkon për metalurgji e industri. Do e riorganizojmë dhe profilizojmë varësisht nga specifika” tha Peci.

Ai deklaroi se secili universitet në Kosovë do të profilizohet në bazë të specifikave dhe nevojave të tregut, për të hapur më shumë vende pune.

“… do të jenë në raport me nevojat e tregut që të ketë mundësi më të madhe në aspektin e punësimit dhe avancimit të rinisë” tha Peci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat